Ermiona ditën e sotme ka hapur debate të mëdha në shtëpi dhe pjesë e kësaj vale nuk i ka shpëtuar as Dea Mishel.
Në një bisedë në oborr Dea u tregua mjaft e acaruar nga toni i zërit me të cilën iu drejtua Ermiona teksa ajo po pastronte.
“Gjithë problemi im është se ti ke ketë karakterin e fortë por as unë nuk lejoj askënd të me drejtohet ashtu si mu drejtove ti me atë ton zëri,” u shpreh Dea.
Ndërkohë Ermiona u shpreh se toni i saj i zërit është i tillë me të gjithë dhe se duhet të mësohet me të.