Policia e Durrësit ka sekuestruar dhjetëra fara narkotike dhe ka arrestuar një 24-vjeçar që po i transportonte me makinë.
Procedohet penalisht edhe një 22-vjeçar, pasi u kap në automjetin që drejtonte i arrestuari, duke konsumuar lëndë narkotike.
Për këtë rast, u arrestua në flagrancë Duçke Metaj 24 vjeç, banues në Kullë, Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 22 vjeçarin banues në Kullë, Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.