Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi pas njoftimi të djeshëm për shkarkimin e tij dhe për publikimin disa audio incizime.
Në konferencën e thirrur sot për shtyp Abazi u shpreh incizimet konfirmojnë se zërit të deputetëve përbrenda parlamentit e ‘ngufatin’ Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari dhe Dejona Mihali.
Sipas Abazit, tre gratë e përmendura më lartë janë ato që e ngufasin zërin e deputetëve.
“Audio inzicimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Video incizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, u shpreh ai.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka drejtuar akuza ndaj anëtares së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Dejona Mihalit, të cilën e ka quajtur “mashë të kontrollit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes”.
Sipas Abazit, Mihali është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.