Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro dhe 2 kundër shtyrjen me 2 vjet të kontratës së koncesionit të pullave fiskale dhe uljen 10% të tarifës.
Pas mbarimit të afatit 10 vjeçar pavarësisht akuzave, sot socialistët e shtyn koncesionin edhe me 2 vite. Tarifat e rishikuara do të nisin zbatimin nga 6 shkurti 2023. Afati i kontratës koncesionare përfundon më 31 dhjetor 2024.
Gjatë kësaj periudhe, shoqëria koncesionare angazhohet të kryejë një investim që shkon nga 3 deri në 5 milionë euro, sipas skedulimeve që do të detajohen me afate respektive kohore në Bordin e Menaxhimit të Kontratës.
Debat për “pullat fiskale”! Tabaku sfidon Braçen dhe “godet” grupin e Berishës: Jeni të përlyer