-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

15 vite pavarësi, PDIU: Përkujtojmë burrat dhe gratë që dhanë jetën për Kosovën

Kryesoret

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka uruar 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, PDIU përkujton burrat dhe gratë që dhanë jetën për Kosovën e lirë.

“PDIU uron Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë! Sot Republika e Kosovës feston 15 vjetorin e saj. Janë vite të mbushura me punë, përpjekje, zhvillim, po edhe goditje në rrugën e progresit dhe njohjeve të saj.

Në këtë përvjetor të festës së Republikës së Kosovës përkujtojmë burrat dhe gratë që dhanë jetën për Kosovën e lirë dhe nderojmë përkushtimin e komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së

Liria ka emër!!! Urime Kosovë! Qofshim përherë bashkë” mbyllet postimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit