-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Instalacioni në oborrin e Kryeministrisë, PD: Tallje e hapur me shqiptarët

Kryesoret

Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo në një deklaratë për mediat denoncoi instalacionin që dot të ndërtohet brenda oborrit të Kryeministrisë.

Garo u shpreh se për një kopsht që e sheh vetëm kryeministri dhe grupi i afërt i tij, rreth 20 vetë në ditë, janë derdhur 4 milionë euro.

Deklarata e Garos: 

Katër milionë euro nga taksat tuaja do të kushtojë një instalacion, që do të vendoset në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë.

I mbiquajtur “kopështi i Parajsës”, përveç kostos së pajustifkuar, është edhe një tallje e hapur me shqiptarët.

Për kujtesë, ajo që Rama e quante “Pakoja e madhe” dhe do të ndahej mes 1 milionë shqiptarëve, ka nxjerrë nga arka e shtetit 8 milionë euro.

Për një kopësht që e sheh vetëm kryeministri dhe grupi i afërt i tij, rreth 20 vetë në ditë, janë derdhur 4 milionë euro.

E kemi thënë e stërthënë, se Edi Rama jeton në një botë paralele, ku nuk ka shqiptarë.

Kryeministri normal i një vendi normal nuk do të shpenzonte kurrë 4 milionë euro për një instalacion, një tekë të vetën, të cilën ai do ta fotografojë dhe postojë në rrjete sociale si Rilindje urbane.

Kryeministri normal i një vendi normal, nuk do ta luftonte inflacionin me një paketë 8 milionë euro dhe gjysmën e kësaj shume ta shpenzonte për pasditet e tij dhe të stafit, nën hijen e pemëve kacavjerrëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit