Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë të falsifikuar, kapet në flagrancë nga Policia Kufitare dhe vihet në pranga një 24-vjeçar turk.
Shpallet në kërkim edhe një person tjetër që tentoi të ndihmonte 24-vjeçarin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e pajisur atë me pasaportë false dhe biletë udhëtimi.
Nga kontrolli i detajuar në vijën e dytë, turkut i është gjetur një pasaportë sllovake e dyshuar e falsifikuar, me foton e tij dhe me gjeneralitetet A. L., si dhe një biletë udhëtimi me të dhënat e shtetasit A. L.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.