-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Po transportonin dru me kamion, tre në pranga, mes tyre edhe një inspektor pyjesh në Përrenjas

Kryesoret

Finalizohet pas një hetimi 3-mujor të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Cubic”, për goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve. U kapën në flagrancë duke transportuar me kamion, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, vihen në pranga 2 shtetas.

Vihet në pranga dhe një inspektor pyjesh i bashkisë Përrenjas, për shpërdorim detyre, pasi e kishte prerë këtë lëndë drusore, në zonën që kishte në përgjegjësi. Sekuestrohen automjeti dhe lënda drusore.

Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit:  Isuf Marashi, 59 vjeç, banues në Tiranë dhe Gjin Markaj, 45 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e druve dekorativë dhe frutorë” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

Roland Beno, 35 vjeç, banues në Prrenjas, me detyrë inspektor pyjesh i bashkisë Përrenjas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.   Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Bregu i golit”, në fshatin Stranik, Përrenjas, shtetasit I. M. dhe Gj. M., duke transportuar me një kamion tip “Iveco”, 8m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi R. B., me detyrë inspektor pyjesh i bashkisë Përrenjas, ka shpërdoruar detyrën, duke u dhënë këtyre 2 shtetasve, lëndën drusore që e kishte prerë në mënyrë të paligjshme në zonën që ai ka patur në përgjegjësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit