-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse e hodhe në erë hotelin? Djali i pronari: Këtu ka një kurth…

Kryesoret

Gjykata e Sarandës dje caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për 36 vjeçarin Sotir Çabiri të dyshuar si personin që hodhi në erë me eksploziv hotel “Bizantin” në Sarandë.

Para trupit gjykues, Çabiri ka vazhduar të mbajë qëndrim mohues duke u shprehur se 3 minuta para shpërthimit ndodhej në hotel për të marrë diçka që kishte harruar, pasi po atë ditë do te shkonte ne Angli, ndaj dhe ishte filmuar duke dalë nga objekti 3 min para shpërthimit. Ai e sheh ngjarjen si një kurth.

Nuk e dëgjova zhurmën e shpërthimit pasi kam qenë në makinë. Kur jam kthyer tek hoteli për të marrë çantën u habita që e gjeta të shkatërruar. Nuk dyshoj tek asnjë.

Mendoj se donin të na ngrinin një kurth duke më bërë mua fajor për diçka që se kam bërë. Duke ditur dhe gjendjen shëndetsore të babit, kanë shpresuar që kështu të realizonin planet e tyre” tha ai.

Për zbardhjen e ngjarjes, policia mori dhe dëshminë e Spiro Çabirit, babait të autorit i cili prej vitit 2002 është në konflikt pronësie me bashkëpronarin tjetër, Dhimitër Evangjeliu. Konflikt ky që sipas policisë ka shtyrë 36-vjeçarin të kryejë aktin e rëndë.

Ndryshe nga djali, Spiro Çabiri ka pohuar se ditën e ngjarjes familja e tij së bashku me djalin do udhëtonin drejt Anglisë por ka qenë vetë Sotiri që një ditë para i ka thënë ta shtyjnë udhëtimin pasi kishte provime në shkollë. Kjo dëshmi ka qenë kontradiktore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit