-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“S’e vura unë”/ Zbardhet dëshmia e djalit të bashkëpronarit të hotelit që u hodh në erë në Sarandë!

Kryesoret

Gjykata e Sarandës ka caktuar dje masën e sigurisë “Arrest në burg” për 36-vjeçarin Sotir Çabiri të dyshuar si autor të shpërthimit me eksploziv të hotel “Bizanti” në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Para trupit gjykues, Çabiri ka vazhduar të mbajë qëndrim mohues duke u shprehur se ndodhej në hotel për të marrë diçka që kishte harruar, pasi po atë ditë do te shkonte ne Angli, ndaj dhe ishte filmuar duke dalë nga objekti 3 minuta para shpërthimit.

Megjithatë Gjykata, edhe pse ende nuk ka prova të plota dhe bindëse për autorësinë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Çabiri pritet të transferohet drejt Burgut të Bënçës. Ndërkohë sot në Sarandë kanë mbërritur inspektorë të IKMT-së së bashku me një mjet çekiç, për të ndihmuar në pastrimin e vendit të ngjarjes ku prej 4 ditësh ndodhen ekspertë anti-eksploziv dhe ata të Policisë së Sarandës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit