-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të përdhunonte një studente në Britani, dyfishohet dënimi për shqiptarin/ Emri

Kryesoret

Baftjar Bilalaj 25 vjeç në tetor të vitit 2021 sulmoi një studente të universitetit ‘Cambridge’

Bilalaj u dënua nga e Peterborough Croën tre vjet e katër muaj burg pasi u shpall fajtor për tentativë përdhunimi dhe sulm seksual.

Por sipas mediave britanike, i riu shqiptar është deportuar në Shqipëri para kohe ku edhe jeton i lirë pa u shqetësuar mbi dënimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Në nëntor të vitit të kaluar, Bilalaj u dënua nga e Peterborough Croën tre vjet e katër muaj burg pasi u shpall fajtor për tentativë përdhunimi dhe sulm seksual.

Avokati i Përgjithshëm Michael Tomlinson më vonë kërkoi t’i shtohej afati i burgut, duke argumentuar se ishte tepër i butë, por nuk ishte në dijeni se Bilalaj ishte dëbuar vullnetarisht në bazë të një skeme lirimi të parakohshëm në janar.

Në një seancë dëgjimore në Londër të premten, gjyqtarët e rritën dënimin total të Bilalaj në shtatë vjet, por vunë në dukje se vendimi i tyre mund të jetë “i pavlerë” nëse ai nuk arrestohet në Shqipëri.

I riu shqiptar është deportuar vullnetarisht drejt Shqipërisë në kuadër të marrëveshjes që kryeministri britanik, Rishi Sunak firmosi me qeverinë shqiptare për deportimin e emigrantëve të paligjshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit