Një përleshje mes dy grupeve në Ranzanico të Italisë ka lënë të plagosur dy persona, përfshirë një shqiptar, i cili është goditur me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Personi italian, i cili ka shkaktuar dhunën, u plagos gjithashtu me një shishe. Hetimet dyshojnë se konflikti lidhet me luftën për territor dhe trafikimin e drogës, pasi janë gjetur doza kokaine jashtë lokalit.
Të gjithë të përfshirët janë arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë.









