Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar sot dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka marrë Mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939 është shumë herë më i madh sesa dihej deri tani.
Sipas Arkivit, ky fakt i ri historik pritet që të ngjallë shumë debate. Ky dokument është nxjerrë nga fondi i milicisë Fashiste dhe vjen në formën e një raporti.
“#FakteHistorike, Ari që mori me vete Mbreti Zog dhe dokumenti i ri që pritet të ngjallë shumë debat.
Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, ai pretendon se sasia e Arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete gjatë largimit nga Shqipëria për në Greqi në Prill të vitit 1939 është shumë herë me e madhe se ajo që dihej deri më sot”, shkruan Arkivi.
DOKUMENTI
Shkëlqesi
Më informojnë nga burime sigurie se në datën 8.4.39 kalimi i mbretit Zog me suitën e tij në Greqi kontrollohet nga autoritetet greke dhe u gjetën:
-250.000 napolona ari të mbretit Zog
-60000 të Abdurrahman Mati
-40000 to Gjeneral Araniti
-Ministri Musa Juka 40000″
Suita tij përbëhet nga kabineti:
-Gjeneral Araniti
-Kolonel Hysen -Selmani
-Shefki Thatku
-Fiqri Dinja
-Ali Riza
-Nënkolonel Komani e Osman Gazepi
Koka.
-Major Zidki Shkupi
-Sabri Xhilani.
-Allaman Çupi
-Kapterr Ndre Kurti
-Hasan Kupi e Xhemal Herri
-Toger Hasan Kaloshi.
-Toger Beqir Zeneli dhe shumë oficerë të tjerë me gradë të ulët.
Unë uroj të kem konsideratën tuaj pasi jam personi i parë që gjeta guximin dhe iniciativën të përshëndesja në stilin romak në Shqipëri ish- komandantin e mbrojtjes kombëtare për të cilin u ndëshkova me 91 ditë arrest në kala. Jam gjithmon i gatshëm dhe në dispozicionin tuaj në çdo moment. Nderimet e mia,
Tiranë 10-4-1939. XVII E.F
Gjon Lusha