Konferenca e 59-të, vjetore e Sigurisë së Mynihut (MSC) filloi dje me mbledhjen e liderëve botërorë, që do të diskutojnë për sigurinë globale, mbrojtjen, teknologjinë dhe qëndrueshmërinë, duke e mbajtur fokusin në pushtimin rus që vazhdon ende në Ukrainë.
Krahas shumë liderëve botërorë dhe evropianë, në Konferencë morën pjesë Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez, Emanuel Macron, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e të tjerë figura të rëndësishme të politikës botërore.
“Ka kaluar pothuajse një vit nga fillimi i sulmeve në Ukrainës, ndaj është koha që të bëjmë bilancet e të gjitha efekteve që solli kjo luftë.
Ajo që na pret në të ardhmen do të jetë një tjetër diskutim i rëndësishëm në këtë edicion të konferencës, ku Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal për Ballkanin Perëndimor është i pranishëm pasi rajoni ynë është një hallkë shumë e rëndësihme në rrjetin e sigurisë dhe të stabilitetit në Europë.
Siç është dhe moto i këtij eventi: Të punosh dhe të ndërveprosh, është më mirë se t’japësh mend, apo më keq akoma, të injorosh!”- tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu para fillimit të Konferencës.
Në ditën e parë të Konferencës, Bregu mori pjesë në një panel diskutimi si dhe pati disa takime dypalëshe, ndër më i fryshmi, ai me Ministren Federale të Austrisë, për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën Karoline Edtstadler.