-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edita Tahiri: Asociacioni mund të sjellë ndryshimin e kufijve në Ballkan

Kryesoret

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se nëse gjithë pakicat bëhen me kompetenca etnike ekzekutive, atëherë mund të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka komentuar çështjen e krijimit të Asociaicionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Nuk është veç pakica serbe në Kosovë, por në gjithë shtetet e Ballkanit ka pakica etnike. Prandaj duhet një plan unik me standarde unike per gjithë pakicat tu jepet asociacion”, ka sugjeruar Tahiri.

Më tej ajo ka thënë se “nëse faktori ndërkombëtar insiston për asociacion me kompetenca ekzekutive për pakicën serbe, atëherë duhet tu jepet pet gjithë pakicave në Ballkan, ndërsa shqiptarëve në Maqedoni u takon statusi federal, sepse që janë gjysma e popullatës atje”.

“Nëse gjithë pakicat bëhen me kompetenca etnike ekzekutive, atëherë bëhuni gati për ndryshimin e kufijve në Ballkan, ne Kosova nuk jemi kundër sepse e realizojmë bashkimin kombëtar siç do ta bëjnë edhe kombet tjera të ndara në Ballkan”.

“Pas këtij argumentimi tim me Berlinin dhe Washingtonin në kohën kur isha Kryenegociatore në dialogun e Brukselit, u ndalën presionet e faktorit ndërkombëtar për kompetenca ekzekutive për asociacionin, gjë  që rezultoi në marrëveshjen pa kompetenca ekzekutive për Asociacionin në vitin 2015”, ka shkruar Tahiri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit