-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ishte i dehur, donte të më hidhte në pus”! Babai vret djalin me çekiç në Maliq

Kryesoret

Një 77-vjeçar është arrestuar në Maliq me akuzën e vrasjes së djalit. Dje policia raportoi për vdekjen e një 50-vjeçari që në versionin paraprak theksohej se në gjendje të dehur ishte rrëzuar aksidentalisht në shtëpi dhe vdiq rrugës për në spital.

Por, sot policia e Korçës njofton se nga hetimet ka rezultuar se ka qenë i ati, Shefki Bylykbashi që ka qëlluar djalin, Hamdiun, me sende të forta pas sherrit duke i shkaktuar plagë të rënda dhe për pasojë vdekjen.

Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.

Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babain 77 vjeç, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr.

Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta, çekiç që përdoret për të thyer gurë, ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës” deklaron policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit