Bordi i qeverisë ka vendosur në mbledhjen e sotme çmimet e reja për karburantet. Nafta ka pësuar një ulje me 5 lekë dhe nga 195 do të shitet me 190 lekë/ litri.
Benzina do të shitet me 186 lekë/ litri dhe gazi 80 lekë. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Shkurt 2023, ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.