-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futen në shpellë në malin e Klenjës për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm, asfiksohen dy shtetas!

Kryesoret

Dy shtetasit A.T dhe N.T, janë futur në një shpellë në malin e Klenjës, në Bulqizë për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave.

Dy personat kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.

Të dy janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, kur ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/informacion paraprak

Në njësinë Administrative Ostren, Bashkia Bulqizë, shtetasit A.T., dhe N.T., janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave. Këta dy shtetas gjatë punës kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore. Të dy shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit