-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ky është Igor Girgin, njeriu më besnik i Vladimir Putinit!

Kryesoret

Për të kuptuar origjinën dhe arsyet e luftës në Ukrainë, si dhe për të kuptuar kryengritjen pro-ruse në Donbas, është e nevojshme që të flasim për figurën.

Igor Girgin, i cili njihet si politikani më besnik i Vladimir Putinit, ishte një nga drejtuesit e kryengritjes së madhe separatiste në Donetsk dhe më vonë u bë një nga protagonistët e luftës 2022-23 në Ukrainë.

Por kush është Igor Girgin?

Igor Vsevolodovich Girkin lindi në Moskë, më 17 dhjetor 1970, në një familje që ishte shumë pranë Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, e formuar nga vlerat konservatore dhe një familje me një traditë të gjatë ushtarake.

Si funksionon ‘Grupi Wagner’, ushtria private e kontrolluar nga Putin?

Një lexues i zjarrtë, i cili i kalon ditët e tij në bibliotekat historike dhe ushtarake të familjes, Girkin u trajnua në një institut të veçantë në Moskë, në Universitetin Shtetëror të Shkencave Humane, dhe gjatë viteve të tij të universitetit mori pjesë në grupe studentore për revanshistët dhe nostalgjikët e epokës monarkike.

Edhe pse ai hiqej si një komunist, Girgin ishte në realitet një kritikues i zjarrtë i projektit sovjetik dhe një nacionalist me prirje të djathta. Midis 1989 dhe 1993, ndërsa ndoqi universitetin, ai u gjend në luftën e Transnistrias dhe të Bosnjës me maskën e një luftëtari vullnetar.

Ekspert në operacionet hibride, ish 007, veteran i luftërave të parregullta, patriot i bindur dhe i besueshëm, Girkin është njeriu që Putin e di se i nevojitet dhe tek i cili mund të mbështetet për të përballuar siç duhet konkurrencën strategjike me SHBA-në.

Ish-007 është një mbështetës i madh i delegjitimimit të Ukrainës. Është ndër ata që bën thirrje në mënyrë të përsëritur për lëshimin e armëve taktike bërthamore dhe që duan të japin shembull për qytetarët si një vend i pamposhtur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit