Pas Luizit dhe Kiarës, një tjetër çift “u kurorëzua” në shtëpinë e “Big Brother Vip.” “Vëllai i Madh” organizoi një dasmë kosovare brenda shtëpisë, ku nusja dhe dhëndri këtë herë ishin përkatësisht Nita dhe Bledi.
Dyshja u “shpallën burrë e grua” nga Luizi, i cili kishte rolin e nënpunësit të bashkisë. “Çifti” shkëmbyen edhe një puthje në buzë pas këmbënguljes së banorëve.
Ndonëse “dasma” ishte e gjitha në kontekstin e lojës, së fundmi Bledi ka lënë të kuptojë se e shikon në një të ardhme veten vërtetë me Nitën.
“Ndoshta rrugës do të dashurohemi,”-ishte deklarata e Manes për këngëtaren e cila nuk pritej.
Ndërkohë ashtu si në dasmën e parë, edhe kësaj here pati mungesa. Ishin Dea dhe Amosi ata të cilët nuk morën pjesë në dasmën e Luizit dhe Kiarës, ndërsa në dasmën e Nitës dhe Bledin, Ermiona vendosi të mos marrë pjesë dhe t’i vëzhgojë nga larg.