Lamborghini, Ferrari. Mercedes… Ka nga ata që ëndërrojnë të kenë një supermakinë, por ka edhe nga ata që kanë shumë makina luksi dhe e kanë të vështirë kë të zgjedhin.
Elseid Hysaj, futbollist i Lazios dhe i Kombëtares Shqiptare, udhëton në një luks të shfrenuar mes vendeve ku kalon pushime dhe qendrës sportive Formello.
Mbrojtësi i Lazios ka një garazh plot me modele shumë të shtrenjta, duke përfshirë marka të tilla si Lamborghini, Ferrari…
Nëse Felipe Anderson është haptazi një fans i Volkswagen-it, me sa duket, Hysaj është paksa i pavendosur se cila është marka e tij e preferuar.
Ai ka vendosur të blejë marka të ndryshme, të gjitha, pa dyshim, shumë të shtrenjta.
Flota e tij përfshin një Ferrari 458 për 206,000 euro, një Mercedes G-Class AMG për 187,000 euro, një Jeep Wrangler për 84,290 dhe një Lamborghini Aventador Svj për 430.730, EUR.
Mes fotove në mal, në qytet apo buzë detit, shqiptari nuk u ndahet makinave të tij luksoze.