Adoleshenti  tha se kishte paguar 9 mijë paund për udhëtimin e tij në Britani me furgon. Ai i tha në gjykate se: “U futa në arkivol në një stacion shërbimi autostrade në Steenvoorde (Franca veriore). Duhet të kem qenë brenda për të paktën një orë në kohën kur furgoni u ndal.”.

Arkivoli, të cilit i ishte vidhosur kapaku, ishte fshehur mes kutive prej druri në pjesën e pasme të një furgoni Mercedes Sprinter. Ndërkohë, shoferi, rumuni Lucian-Radu Rizae, pohoi se nuk e kishte idenë se çfarë kishte në mjet.