Katër të rinjtë nga Tirana që nuk iu bindën urdhrit të policisë në Klos për tu ndalur janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Policia ka sekuestruar makinën me të cilën katër të rinjtë po lëvizin të cilën e braktisën për të mos u kapur.
Në makinë u gjetën një krëhër kallashnikovi me 30 fishekë, 3 kapuçë në formë maskash dhe një mekanizëm që shërben për blurje të lëndës narkotike.
Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të katër 21-vjeçarëve me inicialet: E.R., D.M., Sh.H., dhe E.Rr.
Të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëbajtje pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.