-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

32 vite nga rrëzimi i bustit, Shehu: Ka ardhur koha për lëvizje të ngjashme

Kryesoret

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka përkujtuar 32-vjetorin e rrëzimit të bustit së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Në një postim në facebook Shehu ka shkruar se nuk duhet harruar dhjetori i vitit 1990 që solli ndryshimin.

Kurrë nuk duhet ta harrojmë, orën 14,10 te 20 Shkurtit 1991.

Rënien simbolike te diktatorit me diktaturën bashke!

Ata qindra studente heroike, qe u futen ne atë Grevë Urie.

Aq sa nuk i nxinte ai kinoklub “Studenti”.

Shumë të tjerë ngelen jashtë, duke tentuar të hyjnë edhe nga çatia.

Ata dhjetëra mijëra banore te Tiranës te mbledhur rreth tyre e qe me tej u “derdhen” drejt Sheshit Skënderbej.

Për të rrezuar e tërhequr zvarrë atë monument, që përfaqëson krimet, izolimin, persekutimin etj, të një diktature ekstreme 45 vjeçare.

Ata trima e te vendosur, qe u bene autoret konkrete e realizuesit e asaj, qe e pame me entuziazëm te pa shembullt nga disa metra me larg, pikërisht ne orën 14,10.

Përmbysjen e e asaj mase obskurantiste metalike!

Nuk duhet harruar kurrë ai moment e historia e asaj periudhe prej Dhjetorit 1990, qe sollen ndryshimin.

Harresa sjell ripërtëritjen, edhe te “errësirës” vete!

Ndryshimi u realizua sepse njerëzit u “ngritën”!

Fatkeqësisht përsëri “koha” dhe zhvillimet kërkojnë një lëvizje te tille!”, ka shkruar Shehu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit