Elton Kila, i njohur ndryshe edhe si “Oti i Elbasanit”, dyshohet të ketë qenë shënjestër e atentatit të dështuar në orët e vona të së shtunës në Elbasan.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga Arben Spahiun, vëllai i Arjan Spahiut të ekzekutuar në Belgjikë, i cili është edhe kunati i Erion Alibejt.
Atentati dështoi në sekondën e fundit! Jeta mes luksit e “Otit të Elbasanit” që duan ta vrasin
Në pranga është vënë edhe Arsen Preçi, banesa e të cilit ndodhet shumë pranë automjetit të braktisur, ku u gjetën disa armë të shtunën në mbrëmje.
Emri i Elton Kilës doli së fundmi edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Henrik Hoxhaj, i cili rrëfeu para hetuesve se bashkëpunëtori i tij Nuredin Dumani i kishte premtuar 70.000 euro për vrasjen e shtetasit Elton Kila, pasi i kishte dërguar foton e tij. Në atë kohë u raportua se Kila do vritej me porosi të Suel Çelës.
Një vëlla iu vra, tjetri në burg, kush është kunati i të fortit të Elbasanit që u arrestua?