-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djali i Fullanit kapet me armë në Bllok, policia e shpëton direkt

Kryesoret

Policia e Tiranës ka reaguar pas një lajmit të publikuar në media se paraditen e sotme në zonën e ish-Bllokut është ndaluar dhe shoqëruar Erik Fullani, djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Policia thotë se sot rreth orës 10:45 ndaloi për kontroll në zonën e ish-Bllokut automjetin me xhama të errësuar, me drejtues 29 vjeçarin. Në njoftim theksohet se të riut fillimisht i është vendosur gjobë 20 000 lekë për xhamat e errësuar të automjetit.

Më pas gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë 29-vjeçarit dhe për këtë arsye ai është shoqëruar në komisariat, për verifikime të mëtejshme.

Pas verifikimeve, policia thotë se ka rezultuar se arma që ai mbante ishte me leje dhe në vijim të veprimeve u bë njoftimi dhe dorëzimi i armës te drejtuesi teknik i firmës, ku ai punon (bodyguard), sipas procedurave përkatëse duke e shpëtuar nga qelia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit