Deputeti i VV-së, Haki Abazi, do të merret në pyetje për deklaratat që ka dhënë të enjten në lidhje me rastin Dehari. Këtë e konfirmoi vetë Abazi në një përgjigje për Gazetën Express, ku është shprehur se marrja në pyetje do të jetë në orën 10 të ditës së nesërme.
“Nesër në ora 10:00, është caktuar intervista”, ka thënë shkurt Abazi.
Deputeti Haki Abazi mori vëmendje të madhe kur tha se pamjet e kamerave tregojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Deharit. Për këtë çështje Abazi i ka dërguar porosi ministres Haxhiu që ta kryejë punën e saj.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se do ta thërrasë për të dhënë dëshmi deputetin Haki Abazi, ky i fundit tha se është i gatshëm t’i përgjigjet thirrjes së prokurorisë.
Prokuroria nuk ka asnjë person të dyshuar për rastin e zhdukjes së mostrave të Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria ka konfirmuar se kanë intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve./ Express