Një 62-vjeçar shqiptar është aksidentuar në vendin e punës në Itali. Shqiptari ka goditur kokën teksa ishte duke larë një kamion.
Në vendngjarje mbërritën karabinierët e Cassino dhe urgjenca Ares. Po ashtu një helikopter zbriti në sheshin e kompanisë duke e transferuar të plagosurin në spitalin Tor Vergata në Romë.