-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia arreston “lojtarin” në Kuçovë, i sekuestrohen lekët e kumarit

Kryesoret

Një 23 vjeçar është arrestuar në Kuçovë pasi kishte përshtatur lokalin e tij për organizmin e lojërave të fatit.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R. T., 23 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.

Njoftimi i policisë: 

Vijon operacioni policor i koduar “Lojtari”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lojërave të ndryshme të fatit, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, 1 aparat celular, tableta dhe 1 makinetë, të cilat përdoreshin për të luajtur lojërat e paligjshme.

Sekuestrohet dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga këto lojëra.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, që ushtrohej në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lojtari”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi R. T., 23 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në Kuçovë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. T., janë gjetur 1 tavolinë pokeri, një valixhe me çipsa, letra bixhozi, tableta për lojëra fati dhe 1 makinetë, që përdoren për lojëra fati, të cilat u sekuestruan në silësinë e provës materiale së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit