Ditën e sotme në Peshkopi është rrëzuar aksidentalisht një 70-vjeçar me inicialet S. D ku si pasojë është lënduar rëndë.
Dyshohet se ai është rrëzuar në kapanonin e makinës pranë banesës së tij.
Menjëherë pas dërgimit të tij në spitalin e Peshkopisë gjendja e tij është përkeqësuar dhe është nisur me helikopter drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 15.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore shtetasi S.D., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kapanonin e makinës pranë banesës së tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.