Sot Komisioni i Etikës në Kuvend po diskutohet për fatin e gjashtë deputetëve të PD-së, që PS kërkon t’i përjashtojë pas incidenteve të fundit në seancën e së enjtes.
Deputeti demokrat Edmond Spaho e pranoi që bllokoi sallën dhe punimet e Kuvendit, por e justifikoi me faktin që kërkon atë që sipas tij opozitës i takon, ngritjen e komisionit hetimor.
“Do bëj zhurmë, do i bie bilbilit, do thyej edhe karrige se të drejtat kushtetuese janë më të rëndësishme se figura etike.
Duhet t’i flisni kryeministrit tuaj dhe t’i thoni, që ata deputetë (të PD) janë të pafajshëm. Janë paguar para të ligjshme dhe paligjshme nga buxheti për të hequr të drejtat e mia si opozitë. Unë reagoj në mënyrë të tillë në sallën e Kuvendit.
Unë i kam punuar kuvendin dhe sallën sepse duhet të hetohet nga Kuvendi për përdorimin e parave përmes blerjes së nëpunësve të huaj për të shkatërruar opozitën. Unë kërkoj ngritjen e komisionit hetimor.
Moj zonjë (i drejtohet Bushkës) pse votove kundër për komisionin për fluturimet me charter. Ti po bëhesh kukull e Edi Ramës. Unë këtë çështje do ta ndjek edhe në gjykatë” tha Spaho.
PS kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të PD-së, sot mblidhet Komisioni i Etikës