Ish-ministri i sigurisë së Meksikës që luftonte kundër krimit është dënuar nga një juri amerikane për trafik droge. Genaro García Luna, dikur ministër i sigurisë i Meksikës, u shpall fajtor për marrjen e miliona dollarëve nga grupi më i madh i krimit në Meksikë, karteli i drogës Sinaloa.
García Luna, i cili u arrestua në shtetin e Teksasit në 2019, u deklaruar i pafajshëm në atë kohë. 54-vjeçari mund të dënohet me 10 vite burg. Vendimi erdhi pas një gjyqi katër-javor dhe tre ditë diskutimi të jurisë në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Brooklyn, Nju Jork.
Prokurorët thanë se ish-kreu i ekuivalentit meksikan të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së pranoi miliona dollarë të mbushura në çantë dhe të dorëzuara nga anëtarët e kartelit të drogës Sinaloa të Joaquín “El Chapo” Guzman. Ai është zyrtari më i lartë meksikan që është gjykuar ndonjëherë në SHBA.