Gjashtë punonjës policie në portin e Durrësit janë vendosur në pranga paraditen e sotme për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Të arrestuarit janë;
1- Kalosh Sula
2- Luan Çelaj
3- Marsel Farruku
4- Naim Kadrimi
5- Isametin Vranezi
6- Eduart Matmuja
Akuzat
Nga hetimet e kryera rezulton se punonjësit e policisë lejonin hyrje-dalje të personave të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro.
Këto veprime nga hetimet rezultoi se kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, duke përfshirë raste të lejimit të kalimit edhe të personave të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve që nuk i nënshtroheshin regjimit doganor.
Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në funksion të këtij procedimi, ka caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për 20 personave, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.