Kristi ka nisur një romancë brenda shtëpisë së Big Brother me Keisin. Por si e shikon i ati, artisti Robert Aliaj jashtë? Roberti foli me nota pozitive për situatën brenda, por tha se jashtë ka qenë kritik për djalin e tij.
“Kristi është shumë diskret. Zgjedhjet që bën, me vajzat që ka pasur Kristi, kanë qenë solide në kuptimin e familjes. Kanë pasur karrierë të mirë. Shumë të edukuara.
Unë që i kam njohur kam pasur respekt dhe kam humbur pak respekt tek Kristi kur janë ndarë. Por janë eksperiencat që i bën gjithsecili. Keisin e kam parë të përmbajtur, delikate, të qetë, tolerante. Vetëm qeshin dhe kjo të mrekullon” tha ai.