-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shirat dhe rrëshqitjet e dheut, humbin jetën 44 persona në Brazil!

Kryesoret

Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Brazil. Raportohet për 44 humbje jete, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për të nxjerrë të gjallë sa më shumë njerëz.

Qeveria e Brazilit deklaroi se rreth 2,500 njerëz kanë mbetur të pastrehë ose të zhvendosur nga fatkeqësia natyrore, ndërsa shumë akse rrugore janë të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

“Nuk kishte asnjë mënyrë për të shkuar askund. E lamë makinën në mes të rrugës dhe u detyruam të ktheheshim me varkë” ka thënë një qytetar brazilian.

Përmbytjet erdhën pasi qyteti u ‘godit’ nga reshje të shumta të shiut, 600 mm për vetëm 24 orë. Duke vëzhguar dëmet, presidenti Luiz Ibacio Lula da Silva, tha tragjedia nënvizon nevojën për një plan më të mirë ndërtimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit