Një denoncim jo i zakonshëm ka ardhur në Komisariatin e Sarandës, ku disa të mitur kanë denoncuar një shokun e tyre të shkollës se i ka kërcënuar ata me pistoletë.
Por, pas verifikimeve, ka rezultuar se pistoleta e 14-vjeçarit kishte qenë lodër.
NJOFTIMI I POLICISË SARANDË:
“Sarandë / Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë e Sarandës, për një shtetas të mitur 14 vjeç, banues në Sarandë, pasi kanë bërë kallëzim disa bashkëmoshatarë të tij, se në shkollën ku studiojnë së bashku, në Sarandë, 14-vjeçari i ka kanosur ata, me një objekt plastik (pistoletë lodër). Materialet iu referuan Prokurorisë, për vlerësim, në bazë të Udhëzimit të Përgjithshëm nr.15, datë 30.10.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm.”