-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

27 vite gjyqeve për pafajësi! “Hakmarrja për Drejtësi” dhe Berisha

Kryesoret

Të gjithë anëtarët e akuzuar të bandës “Hakmarrja për drejtësi” janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Lartë, e cila nuk pranoi rekursin e prokurorisë duke lënë në fuqi vendimin nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Anëtarët e Bandës akuzoheshin për disa vepra të rënda kriminale, përfshi vendosjen e një bombe tek supermarketi i Vefas, vrasjen e drejtorit të burgjeve Bujar Kaloshi, vrasjen e shoferit të kryeprokurorit Theodhori Sollaku si dhe grabitjen e disa bankave.

Altin Arapi, Orik Shyti, Leart Shyti, Roland Shyti, Gent Caka, Dritan Hata, Pasho e Nikolin Nevruzaj, Kreshnik Spahiu e Gëzim Gjoni ishin dënuar nga 5 vite burg deri në burgim të përjetshëm.

Kjo organizatë, sipas akuzave drejtohej nga dy vëllezërit Leart dhe Orik Shyti. Ata ndodhen në Belgjikë ku kanë përfituar statusin e azilantit. Po kështu dhe anëtarët e tjerë ndodhen jashtë vendit. Ata u arratisën gjatë vitit 1997 pas hapjes së burgjeve. Proceset gjyqësore ndaj kësaj organizate kanë nisur në fundin e vitit 1998.

Si nisi historia?
Historia e organizatës së quajtur “Hakmarrja për Drejtësi” filloi pasditen e datës 12-tetor të vitit 1996, kur Televizioni Shqiptar (TVSH) transmetoi lajmin se “në një apartament në qendër të Tiranës ishte zbuluar një arsenal i madh armësh”. Lajm i cili shoqërohej me sekuenca filmike, që tregonin një arsenal armësh të llojeve të ndryshme, por, nuk thuhej asgjë për adresën ku ndodhej ky apartament dhe kujt i përkisnin.

Tre ditë më pas, mediat e asaj kohe njoftuan se “vrasja e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, akuzë kjo e cila më pas iu adresua anëtarëve të “Hakmarrjes për Drejtësië”, ishte urdhëruar nga burgu i Bënçës.  Në atë kohë në burgun e Bënçës ndodheshin duke vuajtur ditët e burgut, ish-kryeministri Fatos Nano dhe ish-Ministri i Brendshëm në vitin 1991, Aredin Shyti. Këtu filloi edhe dalja në skenë i emrave të parë të të akuzuarve si pjesëtarë të kësaj organizate.

Por, më 12 dhe 13-mars të vitit 1997, burgjet u hapën dhe të arrestuarit e dyshuar si pjesëtarë të ashtuquajturës organizata kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” u larguan për mos t’u kthyer më në Shqipëri.

Lista e plotë e krimeve për të cilat akuzoheshin anëtarët e “Hakmarrjes për drejtësi” të ndodhura nga viti 1993 deri në 1996 është më poshtë:

  • Vrasja e ish-drejtorit të burgjeve, Bujar Kaloshi;
  • Vrasja e Sami Jatës;
  • Vrasja e shtetasit P.K, që transportonte lekët e “VEFA”-s në banesën e tij, u vodhën 18,5 milionë lekë;
  • Vendosja e eksplozivit në super-marketin e kompanisë VEFA në Tiranë, ku u vranë katër persona e u plagosën 17 të tjerë;
  • Grabitja e degës së valutës së Bankës së Kursimeve, ku u vodhën rreth 307 mijë dollarë;
  • Grabitja e shoqërisë “IAP”, ku u vodhën rreth 53 mijë dollarë;
  • Grabitja e “Shkumbin Petrol”, ku u vodhën 2.6 milion lek të reja;
  • Grabitet shoqëria “IAP”, merren 3.500 dollarë dhe plagoset roja Eduard Trimi;
  • Vrasja e Pal Prendit nga Vlora, punonjës i pikës së grumbullimit të parave të “Gjallicës”, ku u vodhën 3 milionë lekë;
  • Grabitja e një argjendaria ku u vodhën 576 mijë lekë;
  • Grabitja e Bankës së Kursimeve dega në Vlorë, ku u vodhën 2,6 milion lekë;
  • Grabitja e kompanisë së sigurimeve shoqërore “INSIG”, ku u grabitën rreth 156 mijë lekë dhe u plagos e punonjësit të kësaj shoqërie;
  • Grabitja e Ndërmarrjes së Lëndëve Djegëse në Tiranë “Butongas”, ku u vodhën rreth 430 mijë lekë;
  • Grabitja e fabrikës së sfungjerit “Albafon” në Laprakë, ku u vodhën rreth 940 mijë lek të reja;
  • Rrëmbimi i një fëmije, prindërve ju kërkua 200 mijë dollarë;
  • Grabitja filiali i shoqërisë “VEFA” në Vlorë, u vodhën 145 mijë dollarë;
  • Grabitja e Bankës Kombëtare Tregtare dega Vlorë, u vodhën 2.2 milion lekë të reja.

 

Gjykata e Lartë i vë kapak: “Hakmarrja për Drejtësi”, e pafajshme

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit