Pedagogët u janë rikthyer sërish protestave. Ditën e sotme, ashtu sikur kishin njoftuar janë mbledhur te “Politekniku” për të kërkuar llogari për nëntë kërkesat e tyre. “Ne u dhamë kohë autoriteteve. Por ende nuk kemi marrë përgjigje dhe reagime për kërkesat tona.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse vjeshtën e lëvizjes universitare ta vijojmë më pranverën e lëvizjes universitare” thanë ndër të tjera pedagogët. Kërkesa themelore e pedagogëve është rritja 50% e pagave brenda dy viteve, por qeveria e rriti vetëm 15%.
Kërkesat e pedagogëve
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.