-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen pas 40 ditësh policët malazezë që rrahën Petraq Milon

Kryesoret

Arrestohen dy policë të kufirit në Malin e Zi për dhunën që ushtruan ndaj Petraq Milos. Pas seancës, prokurori i Ulqinit urdhëroi policinë që të arrestojë Nikolla Boljeviq dhe Dragan Shqekiq, të cilët dyshohet se janë autorë të incidentit të ndodhur më 15 janar në pikën kufitare Sukobin-Muriqan.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha sot se zyrtarët që i tejkalojnë kompetencat e tyre duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate, por, shtoi se “ka edhe një anë tjetër të medaljes” duke theksuar se në video nuk shihet se veprimeve të policisë u ka paraprirë një kundërvajtje.

Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç.

Por çfarë mendon vetë protagonisti i kësaj dhune? “5pyetjet.al” kontaktoi zotin Milo, i cili nuk pranoi që të fliste gjatë duke u shprehur se do ta ndjekë deri në fund në rrugë ligjore. “Do ta ndjek në rrugë institucionale” tha Milo për “5pyetjet.al”. Dhe pasditen e sotme erdhi reagimi i parë nga drejtësia.

Abazoviç dhe dhuna në kufi! Milo për “5pyetjet.al”: Do ta ndjek në rrugë ligjore

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit