-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç dhe dhuna në kufi! Milo për “5pyetjet.al”: Do ta ndjek në rrugë ligjore

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç sot bëri një deklaratë shumë të fortë. Ai ngriti dyshime mbi sjelljen e ish-këshilltarit të Ilir Metës në Presidencë dhe sot në Partinë e Lirisë, Petraq Milo për incidentin që ndodhi në 15 Janar në kufirin me Malin e Zi nga ku profesori i ekonomisë po kthehej për në Shqipëri.

Abazoviç tha se zyrtarët që i tejkalojnë kompetencat e tyre, duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate, por, shtoi se “ka edhe një anë tjetër të medaljes” duke theksuar se në video nuk shihet se veprimeve të policisë u ka paraprirë një kundërvajtje. “Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina.

Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç. Por a është normale që edhe nëse dikush bën një shkelje, ti vendosen duart në fyt dhe të nxirret zvarrë nga makina?

Përgjigjen për këtë duhet ta japë Dritan Abazoviç. Por çfarë mendon vetë protagonisti i kësaj dhune. “5pyetjet.al” kontaktoi zotin Milo, i cili nuk pranoi që të fliste gjatë duke u shprehur se do ta ndjekë deri në fund në rrugë ligjore. “Do ta ndjek në rrugë institucionale” tha Milo për “5pyetjet.al”.

Abazoviç mbron policin që rrahu Milon në kufi: Medalja ka edhe një anë tjetër

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit