-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhomat e Specializuara bastisin banesën e ish këshilltarit të Hashim Thaçit!

Kryesoret

Për rreth 10 orë me radhë, është bastisur në Prishtinë banesa e Adil Behramajt, ish këshilltar politik i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Artan Qerkini, avokat i zoti Behramaj tha se bastisja është kryer me “urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara… në lidhje me një pretendim të Prokurorisë së Specializuar, për një vepër penale e cila sipas tyre, është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara”, por sipas tij, nuk është përcaktuar qartë se për çfarë vepre bëhet fjalë.

Zyrtarë të Prokurorisë në Hagë thanë se nuk mund të komentojnë hetimet. Zoti Behramaj aktualisht drejton gazetën në internet demokracia.com. Ai nuk bëri ndonjë koment lidhur me bastisjen.

Zoti Behramaj shërbeu si këshilltar i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi deri në nëntor të vitit 2020, kur ai u arrestua dhe u dërgua në Hagë, bashkë me ish udhëheqës të tjerë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku po mbahen nën akuzat për krime lufte.

Gjykata e Posaçme tha se procesi gjyqësor ndaj ish presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pritet të fillojë me 3 prill.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit