Personi që shihni në foto është efektivi i Pikës Kufitare në Malin e Zi, Dragan Shqekiç i cili dhunoi ish-këshilltarin e Ilir Metës si President dhe kryetar i Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Petraq Milon.
Efektivi në fjalë është personi që është filmuar teksa qëllon në fytyrë Milon në sy të pjesëtarëve të familjes së tij. Më pas, ai e ka nxjerrë me forcë nga makina dhe e ka dhunuar bashkë me kolegët.
Shqekiç është shkarkuar nga detyra bashkë me një kolegun e tij, i cili nuk është identifikuar ende.
Ky vendim vjen një ditë pasi mediat e vendit fqinjit ngritën alarmin për dhunimin e Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë në Partinë e Lirisë si dhe publikuan pamje të tjera nga rrahja barbare.