-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte duke punuar mbi një urë në Klos, humb jetën 58-vjeçari/ Emri

Kryesoret

58-vjeçari Mujedin Bibaka humbur jetën teksa ishte punuar për ndërtimin e urës në hyrje të qytetit në Klos.

Sipas njoftimit të policisë i ndjeri është dërguar me urgjencë fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Klosit e më pas në spitalin e Burrelit ku dhe është konfirmuar vdekja e tij.

Paraprakisht dyshohet se 58 vjeçari me origjinë nga Kukësi të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa policia dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

-Rreth orës 08.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi M.B., rreth 57 vjeç, banues në Kukës.
Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se 57-vjeçari, duke pritur për të marrë punën në dorëzim, dyshohet se ka pësuar infrakt dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit