Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e bërë nga disa deputetë të Partisë Demokratike me në krye Dashnor Sulën për rrëzimin e Bordit të Transparencës për Ushqimet.
Në seancën e sotme plenare, Kushtetuesja vlerësoi se aktet normative “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, nuk plotësojnë kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 101 të Kushtetutës.
Fiton PD! Gjykata Kushtetuese rrëzon bordin që ngriti Rama për ushqimet
“Më në fund një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë. Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë ne, grupit Parlamentar të PD dhe rrëzoi Bordin e Vendosjes së Cmimeve. Unë dhe gjithë grupi ynë i opozitës e kemi kundërshtuar qysh prej fillimit ngritjen e një bordi të tillë i cili nuk u erdhi në ndihmë qytetarëve, por grosistëve.
Ndaj së bashku me kolegët e mi vendosëm ta godisnim në Gjykatën Kushtetuese. Sot trupa gjykuese na dha të drejtë dhe shfuqizoi ligjin abuziv që u fuste dorën në xhep qytetarëve cdo ditë duke vendosur cmime në favor të grosistëve.
Tani qeveria duhet tu kthejë paratë e marra në mënyrë të padrejtë me cmimet e vendosura nga bordet qytetarëve.
Ndërkohë inkurajojë Gjykatën Kushtetuese të procedojë me shpejtësi edhe me ankimimin që kam bërë së bashku me kolegët e mi për bordin që vendos cmimin e naftës” shkruan Sula.
Bordi i Ushqimeve hyri në fuqi më 1 prill të vitit të shkuar dhe detyra e tij ishte monitorimi i çmimeve të produkteve të shportës dhe përcaktimin e marzheve të fitimit të bizneseve të këtij sektori.
Kushtetuesja shfuqizon Bordin, Bardhi: Betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët