-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Na lodhe”, Kiara debaton me Luizin: Vetëm për lojën flet

Kryesoret

Çifti i “Big Brother Vip”, ashtu si çdo çift tjetër kanë uljet dhe ngritjet e veta. Por, duke pasur parasysh formatin se ku ka nisur dashuria e tyre, shpesh diskutimet apo debatet që kanë ndezin diskutim mes fansave.

Kështu, Kiara dhe Luizi kanë pasur një diskutim së fundmi, që nisi nga dhoma e gjumit, për disa rroba. Gjatë diskutimit, Kiara u shpreh se “ka tension” mes saj dhe Luizit, duke shtuar se diskutimet e tij të vazhdueshme për lojën “e kanë lodhur.

Më në diskutim, Kiara i tha Luizit se e ka prekur në pikën e dobët, që sipas saj është dollapi i rrobave, ndërsa këngëtaria ia ktheu duke i thënë se pika e dobët e tij është Kiara.

Kiara: Kemi tension, është në përgjithësi se e ndjej. Na lodhe, vetëm muhabete për lojën bën. Ndonjëherë kjo gjë më lodh. Kam nevojë të ulem të bëjmë një bisedë normale.

Luizi: Si mund të bëjmë bisedë normale në këtë ambient ku privatësia është zero. Unë kam shumë për të thënë për atë takim që pata dje me Arbenin, por nuk më bëhet ta them se është diçka që duhet ta dimë ti dhe unë.

Kiara: Zëre se nuk ta thashë, të lutem më lër se nuk jam në terezi. Pse më kap te pika ime e dobët që është dollapi?

Luizi: Pika ime e dobët je ti.

Çifti më pas u sqarua dhe vijoi duke dhuruar momente romantike, megjithatë ndjekësit nuk kanë lënë pa e diskutuar situatën e ndodhur me tyre. Disa mendojnë se “Kiara ndryshoi sjellje pas nominimit”, ndërsa të tjerë i konsiderojnë diskutimet e tyre si “diçka normale në çift”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit