Pas publikimit të këngës së “hakmarrjes” nga Shakira telashet për Gerard Piquen dhe e dashura e tij të re Clara Kia duket se nuk kanë fund.
Një video që qarkullon orët e fundit tregon se çifti është nxjerrë nga një restorant në Barcelonë, për shkak të asaj që i kanë shkaktuar Shakirës.
Sipas “Marca”, Pique dhe Kia u përjashtuan pas një urdhri të dhënë autoriteteve nga pronari.
Në pamjet që qarkullojnë në internet, të dy largohen nga restoranti të mërzitur dhe kthehen në makinën e tyre për t’u larguar.
Bashkë me të në qendër të vëmendjes ka qenë edhe partnerja e tij e re, Clara Kia , me të cilën nuk ngurrojnë të bëjnë shumë dalje publike.
Dueño corre a Pique y Clara Chia de restaurante por ser fan de Shakira
Hace unas horas comenzó a circular un video en donde se ve a #Pique y #ClaraChia molestos subiéndose a la camioneta del ex futbolista. pic.twitter.com/cwWxRGcOFb
— ¿Qué Pasa? (@quepasa_oficial) February 21, 2023