-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kuqja “pushton” Europa League, Roma eliminon Salzburgun

Kryesoret

Roma e ka mposhtur RB Salzburgun me rezultat 2-0 në Stadio Olimpico në ndeshjen kthyese të ‘play-offit’ në Europa League.

Sfida e parë e zhvilluar në Red Bull Arena përfundoi me fitoren e skuadrës austriake me rezultat 1-0 dhe pas përballjes kthyese, Giallorossët vazhdojnë në 1/8 e finales me rezultat të përgjithshëm prej 2-1.

Paulo Dybala pati tri raste të njëpasnjëshme në minutat e para të ndeshjes, por nuk arriti të tregohej i saktë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 33-të. Një top depërtoi para portës, ku ndodhej Andrea Belotti, i cili ia doli ta fuste në rrjetë.

Goli i dytë erdhi në minutën e 40-të. Leonardo Spinazzola dërgoi një harkim në zonë, të cilin e priti Paulo Dybala për ta dyfishuar epërsinë me vole.

Vendasit patën mundësi shënimi edhe në fraksionin e dytë të lojës, mirëpo nuk shënuan gola të tjerë.

Falë kësaj fitoreje, Roma kualifikohet në 1/8 e finales në Ligën e Evropës me rezultat të përgjithshëm prej 2-1.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit