Një prej autorëve të dyshuar në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Amar (Dritan) Shkëmbi 39-vjeç do të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Sipas SPAK, Dervishaj, Meçe dhe Amar (Dritan) Shkëmbi kanë qenë bashkëpunëtorë të të pandehurve Redian Rraja dhe Ariol Halilaj, pasi ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se kanë marrë pjesë në atentat.
Në vitin 2019 në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është tentuar të vritet me armë zjarri prokurori Arjan Ndoj, i cili qarkullonte me automjet, së bashku me 2 persona të tjerë.
Si pasojë e të shtënave është plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital shoferi i prokurorit, Andi Maloku ndërsa prokurori Ndoj dhe “Rrumi” i Shijakut mbetën të plagosur.
Arrestohet atentatori që donte të vriste prokurorin dhe “Rrumin”
Por cili ishte roli i Amar (Dritan) Shkëmbit?
Në dosjen dhe përgjimet e specialistëve përmes aplikacionit ‘Sky’, u ‘zbërthye’ grupi kriminal i Plaurent Dervishajt. Mes këtyre përgjimeve tregohen dhe nofkat e gjithsecilit person të përfshirë, ku Dritan Shkëmbi njihej me emrin ‘Bad’.
Shkëmbi është arrestuar edhe më herët në 2018 në Holandë, pasi i janë gjetur dhe sekuestruar 60 kg heroine, por nuk dihet si ka dalë nga burgu.
Të arrestuar:
Bashkim Haxhija
Marsel Decka
Endrit Sinani
Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku
Juljan Pjetri
Amar (Dritan) Shkëmbi
Në kërkim:
Plarent Dervishaj
Julian Meçaj
Ramazan Rraja
Krahu i djathtë i bosit të Durrësit! FOTO-Ky është “ushtari” që donte të vriste prokurorin