Popullsia shqiptare është një ndër më të rejat në Evropë. Sipas të dhënave të Eurostat mosha mesatare gjatë vitit 2022 rezulton se është 38.2 vjeç. Nëse bëjmë një krahasim me moshën mesatare të popullsisë në vendet e Bashkimit Evropian ajo rezulton 44.4 vjeç ndërsa Shqipëria vijon ende të mbetet një nga popullsitë më të reja, duke u renditur e gjashta në Evropë.
Po pavarësisht kësaj plakja e popullsisë ka ecur me ritme të shpejta gjatë dekadës së fundit me gati me 5 vite. Sipas Eurostat në vitin 2012 mosha mesatare në Shqipëri ishte 33.2 vjeçe nga 38.2 që ka arritur në vitin 2022. Nga të dhënat konstatohet po ashtu se Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë mbi 65 vjeç nëse e krahasojmë me vendet e rajonit.
Pas nesh renditet Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në të gjithë vendet e BE-së, mosha mesatare varion nga 38.3 vjeç në Qipro deri në 48 vjeç në Itali . populli më i plakur në Evropë rezultojnë italianët të ndjekur nga Portugalia ,Finlanda dhe Greqia.
Mosha mesatare e popullsisë
Viti 2012 33.2 vjeçe
Viti 2022 38.2 vjeçe