Ministrja socialiste Elisa Spiropali mori fjalën në Kuvend dhe kërkoi një minutë heshtje për “Edmond Spahon që ra në fushëbetejë”.
“Një minutë heshtje për Edmond Spahon që ra në Komisionin e Etikës si një revolucionar i vërtetë. Keqardhje që trashëgimia e tij e bilbilfryerjes nuk u trashëgua tek ju.
Ai ishte padiskutim më i guximshmi dhe më shumë vlerë se ju së bashku. Ai do jetë në zemrat tona, deri pas 20 ditësh, kur të jetë këtu për revolucionin e radhës” tha ajo me ironi.
Reagimi ishte i fortë nga deputetët e opozitës në mbrojtje të kolegut të tyre. Por, Spiropali, tha se “ju nuk i kuptoni metaforat”.
Edmond Spaho u përjashtua me 10 ditë nga kuvendi pasi seancën e kaluar bllokoi foltoren pas 6 orësh duke i rënë bilbilit.